35 vjeçari nga Kosova vdes aksidentalisht derisa po punonte në Austri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    35 vjeçari nga Kosova vdes aksidentalisht derisa po punonte në Austri

    Insajderi
    05 June 2025 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportohet se një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Austri, ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese, ndërsa pastronte një fasadë në Arbing (Distrikti Perg), transmeton Insajderi.

    Thuhet se viktima është një shtetas 35-vjeçar kosovar nga Linzi që po pastronte fasadën e një pallati në Arbing rreth orës 13:00.

    Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit.

    “Viktima me sa duket u goditi linjën e energjisë me tension të lartë aty pranë ndërsa pastronte fasadën e pallatit”, shprehet kolegu i tij i punës.

    Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë.

    Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen CPR, por paramedikët përfundimisht vertetuan se nuk ka më shenja jete kosovari. /Albinfo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark