Arrestimi i Fadil Fazliut nga Specialja, djali i tij: Sot, bëhen 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje Babloki jonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Fadil Fazliut nga Specialja, djali i tij: Sot, bëhen 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje Babloki jonë

    Insajderi
    05 June 2025 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot janë bërë gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë.

    Për këtë, ka reaguar djali i tij, Fahri Fazliu, duke thënë se liria nuk mund të burgoset.

    “Sot, bëhen 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje, Babloki jonë, Fadil Fazliu-Zjermi i UÇK-së. Larg nesh, larg atdheut që i shërbeu me përkushtim dinjitet e zemër. Më dhemb padrejtësia që po përjeton, por besoj shumë në forcën tënde”.

    “Liria nuk mund të burgoset. E drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë fiton. Liri për çlirimtarët!”, thuhet në reagimin e Fahri Fazliut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark