Spanja fundos Francën: Yamal dhe Pedri vulosin fitoren me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Spanja fundos Francën: Yamal dhe Pedri vulosin fitoren me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

    Insajderi
    05 June 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja ka katërfishuar epërsinë ndaj Francës në fillim të pjesës së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, Liga A.

    Adrian Rabiot shkaktoi një ndërhyrje ndaj yllit të ri Lamine Yamal brenda zonës, duke i dhënë Spanjës një penallti. Ishte vetë Yamal ai që mori përgjegjësinë dhe realizoi saktë në minutën e 54-të, duke e çuar topin në anën e kundërt të portierit.

    Vetëm dy minuta më pas, Spanja goditi sërish. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Nico Williams asistoi brenda zonës për Pedrin, i cili pa shumë vështirësi shënoi golin e katërt për skuadrën e tij.

    Spanja po dominon gjysmëfinalen dhe është vetëm pak minuta larg një finaleje të madhe në Ligën e Kombeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark