Ish zyrtari i lartë amerikan për krizën politike në Kosovë: Është vërtet turp, populli i Kosovës meriton më mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish zyrtari i lartë amerikan për krizën politike në Kosovë: Është vërtet turp, populli i Kosovës meriton më mirë

    Insajderi
    06 June 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka thënë se është një turp i vërtet ajo që po ndodh aktualisht në Kosovë, ku partitë politike s’po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Reeker ka thënë se njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë dhe duhet të gjendet një zgjidhje për të pasur institucione të reja, qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe raporte të mira me fqinjët.

    “Njerëzit e Kosovës meritojnë më shumë se aq. Ne e kemi përkrahur Kosovën dhe kemi bërë përpjekje për gjetje të zgjidhjeve paqësore. Njerëzit meritojnë më mirë, ata duhet të gjejnë zgjidhje për të pasur qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe për të pasur raporte të mira me fqinjët në rajon dhe për të lëvizur përpara”, ka thënë ai për Kosovo Online


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark