Sherri në rrjetet sociale, Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Musk? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sherri në rrjetet sociale, Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Musk?

    Insajderi
    06 June 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes gjithnjë e më të thellë me themeluesin e kompanisë, Elon Musk.

    Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, makina e kuqe elektrike, që Trump së fundmi e bleu në një përpjekje për të ndihmuar promovimin e kompanisë së Musk, ka qëndruar e parkuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë pa u përdorur.

    Në një deklaratë për CNN, Trump u shpreh: “As nuk po mendoj për Elon. Ai ka një problem. I gjori ka një problem.” Ndërsa për ABC News, ai e përshkroi Musk-un si “njeriu që ka humbur mendjen.”

    Trump, i cili ka qenë mjaft aktiv në platformën e tij Truth Social, nuk ka bërë ende asnjë postim të drejtpërdrejtë për Musk, megjithëse komentet e tij për mediat flasin qartë për një ndarje të prerë mes dy figurave të njohura amerikane.

    Nuk dihet ende nëse makina do të dalë në ankand apo do t’i shitet një koleksionisti privat, por shitja e saj pritet të tërheqë vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të vlerës së saj materiale, por edhe për simbolikën politike që përfaqëson.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark