Mitaj tenton supergolin nga distanca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitaj tenton supergolin nga distanca

    Insajderi
    07 June 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

    Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

    Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.

    Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

    Sfidën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

    REZULTATI LIVE:

    SHQIPËRI 0-0 SERBI

    KOMENTI LIVE:

    11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic.

    5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha.

    1′ Starton sfida historike në Tiranë, kuqezinjtë vetëm për fitore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark