
Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka vlerësuar lartë atmosferën dhe sjelljen e tifozëve shqiptarë, duke i përmendur si shembull pozitiv për mbështetjen pa incidente dhe energjinë e krijuar gjatë gjithë ndeshjes.
“Urime tifozëve shqiptarë, pikërisht ashtu duhet të jenë edhe tifozët tanë”, tha ai pas ndeshjes, duke shtuar se ky është modeli i duhur për çdo stadium në Europë.
Takimi, i zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ishte i mbushur me pritje dhe tension për shkak të historikut mes dy vendeve, por kaloi pa asnjë problem të sigurisë, duke u shndërruar në një shembull sportiviteti.
Shqipëria ruan shpresat për një kualifikim historik, ndërsa barazimi nuk ishte ndihmues për Serbinë, e cila vazhdon garën për kreun e grupit.