“Vdekja s’erdhi si pasojë e aksidentit”- Policia jep detaje të reja për të riun që humbi jetën pas vetaksidentit në autostradën “Arben Xhaferi” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vdekja s’erdhi si pasojë e aksidentit”- Policia jep detaje të reja për të riun që humbi jetën pas vetaksidentit në autostradën “Arben Xhaferi”

    Insajderi
    08 June 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e 26-vjeçarit, Ideal Halabakut, i cili u vetaksidentua dhe ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    njoftimin e PK’së bëhet e ditur se pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit, shkruan Insajderi.

    PK’ja ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

    Njoftimi i plotë:

    Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

    Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

    Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

    “Hetim mbi vdekjen”.

    Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark