"Cari" i kufirit në SHBA paralajmërime të ashpra: Nëse i fshihni emigrantët ilegalë, arrestoheni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Cari” i kufirit në SHBA paralajmërime të ashpra: Nëse i fshihni emigrantët ilegalë, arrestoheni

    Insajderi
    08 June 2025 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cari i kufirit të presidentit Donald Trump, Tom Homan, tha se zyrtarët lokalë të Kalifornisë, përfshirë guvernatorin dhe kryetarin e bashkisë së Los Anxhelosit, mund të arrestohen nëse vazhdojnë të kundërshtojnë operacionin federal rreth Los Anxhelosit.

    “Do të them për këdo. Është një krim të fshehësh me vetëdije një emigrant ilegal. Është një krim të pengosh zbatimin e ligjit të bëjnë punën e tyre”, tha Homan, sipas NBC News.

    Homan akuzoi guvernatorin, Gavin Newsom dhe kryetaren e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass për krijimin e “një strehe për kriminelët”, duke shtuar se asnjëri nuk është i përjashtuar nga arrestimi i mundshëm.

    Homan tha se rreth 150 emigrantë pa dokumente u ndaluan në dy ditët e fundit nga oficerët e Imigracionit dhe Doganave.

    Paralajmërimi i Homan vjen pas protestave të shumta në Los Angeles për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm nga autoritetet kufitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark