Tragjedi në Munich, vdes tifozi që ra nga tribunat në finalen e Ligës së Kombeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Tragjedi në Munich, vdes tifozi që ra nga tribunat në finalen e Ligës së Kombeve

    Insajderi
    09 June 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës fatkeqësisht u karakterizua edhe nga një tragjedi që ndodhi në tribunat e stadiumit “Allianz Arena” në Munich të Gjermanisë.

    Lajmi është konfirmuar nga selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, me të mbërri në sallën e konferencës për shtyp: një tifoz ka vdekur pasi ra nga tribuna superiore gjatë vazhdimeve në finalen e Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.

    Tifozi, origjina, mosha dhe arsyeja e rënies së të cilit janë ende të panjohura, ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

    Disa anëtarë të personelit të sigurimit dhe para-mjekësorët që ishin më afër kanë reaguar menjëherë, ndërsa policia e izoloi atë zonë.

    Të pamjaftueshme ishin përpjekjet për t’ia shpëtuar atij jetën përmes një autoambulance.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark