Kuvendi në ngërç, deputetët punësojnë asistentë me paga deri në 850 euro – pa asnjë ditë punë parlamentare/Emrat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi në ngërç, deputetët punësojnë asistentë me paga deri në 850 euro – pa asnjë ditë punë parlamentare/Emrat

    Insajderi
    09 June 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë jofunksional për gati dy muaj për shkak të përplasjes politike mes partive, deputetët nuk po hezitojnë të përfitojnë nga privilegjet që i shoqërojnë funksionet e tyre.

    Përveç pagave të plota që vazhdojnë t’u transferohen çdo muaj, pa zhvilluar asnjë seancë, ata kanë filluar edhe angazhimin e asistentëve personalë, të cilët po ashtu paguhen nga buxheti i shtetit.

    Në një kohë kur qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe mungesë vendimmarrjeje në nivel parlamentar, 74 deputetë kanë emëruar zyrtarë mbështetës si këshilltarë, koordinatorë apo asistentë, me paga që shkojnë nga 640 deri në 850 euro në muaj, shkruan Insajderi.

    Këto pozita janë të mundësuara nga një rregullore e Kuvendit, por mbeten të diskutueshme për shkak të rrethanave në të cilat po zbatohen.

    Ndërkohë, puna legjislative është bllokuar, por shpenzimet në emër të saj vazhdojnë pa pengesë.

    Më poshtë e gjeni listën e siguruar nga FrontOnline.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark