Krasniqi: Kurti ka rreth 40 opsione, vetëm duhet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kurti ka rreth 40 opsione, vetëm duhet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën

    Insajderi
    09 June 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje “nuk po lejon” që të materializohet vullneti i qytetarëve katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

    Pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit Krasniqi tha se “është kaluar çdo kufi i racionalitetit” dhe se kjo situatë “më nuk është politikë”, por një “tendencë për të mbajtur në bllokadë e për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.

    “Fiks para katër muajsh, qytetarët e Republikës së Kosovës dolën në zgjedhje të lira, demokratike, për të dhënë verdiktin e tyre se në çfarë drejtimi e duan vendin dhe kush duhet të qeverisë. Verdikti ishte i qartë: qytetarët i thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive të cilat ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Katër muaj më vonë, sot, është pikërisht partia e mentalitetit monist, Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila nuk po lejon që të konstituohet e të materializohet ky vullnet i qytetarëve të vendit tonë, duke bllokuar konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe themelimin e qeverisë së re”, tha Krasniqi.

    Deputeti potencoi se “vendit i duhet sa më parë jo vetëm Kuvendi, por edhe qeveria e re”.

    Ai shtoi se “ka shumë punë të cilat presin për t’u bërë, ka aq shumë sfida, kërkesa, nevoja të qytetarëve”.

    “I ka rreth 40 opsione z. Kurti. Krejt çka duhet është që vërtet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën”, tha Krasniqi.

    Ky propozim, sipas tij, nuk e ka shumicën “e as s’do ta ketë më vonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark