"Sulmet e Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti", kryetari i degës së LVV-së reagon pas pritjes që iu bë Kurtit në Skënderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sulmet e Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti”, kryetari i degës së LVV-së reagon pas pritjes që iu bë Kurtit në Skënderaj

    Insajderi
    10 June 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

    Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

    Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degës se LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

    Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

    “Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

    “Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

    Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark