"U lidhën kontrata pa respektuar ligjin, manipulim me lista të subvencioneve", gjetjet e ZKA-së për Komunën e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U lidhën kontrata pa respektuar ligjin, manipulim me lista të subvencioneve”, gjetjet e ZKA-së për Komunën e Prishtinës

    Insajderi
    10 June 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka kryer shkelje serioze në menaxhimin financiar për vitin 2024. Sipas raportit të ZKA-së, në tri raste janë lidhur kontrata pa respektuar procedurat ligjore të prokurimit publik.

    Kontrata janë lidhur edhe pa u përmbushur kriteret.

    “Në tre raste të ndryshme, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontrata pa respektuar procedurat ligjore të prokurimit publik. Në dy prej tyre, fillimisht janë dhënë lejet e ndërtimit, për t’u iniciuar më pas procedurat e prokurimit dhe nënshkrimit të kontratës – një veprim i kundërligjshëm sipas ZKA-së. Auditimi ka zbuluar se Komuna ka nënshkruar kontrata milionëshe edhe në raste kur operatorët ekonomikë nuk i kishin përmbushur kriteret e kërkuara”, thuhet në gjetjet e ZKA-së.

    ZKA ka konstatuar se ka pasur manipulime dhe pasaktësi edhe në listat e përfituesve të subvencioneve. Të ardhurat e prindërve janë raportuar në mënyrë të pasaktë, ndërkohë që komisioni përgjegjës për verifikim nuk ka funksionuar fare gjatë kësaj periudhe.

    Këtu përmenden edhe parregullësitë në menaxhimin e subvencionit për kopshtin publiko-privat “Botanika” me vlerë prej 58,820 eurove.

    Ndonëse këto subvencione ishin paraparë për familjet me të ardhura më pak se 1 mijë euro, 7 prindër kishin vazhduar të paguajnë tarifën e plotë mujore të çerdhes, derisa 4 fëmijë që nuk kishin ndjekur fare kopshtin gjatë vitit 2024 ishin përfshirë në lista dhe kopshti kishte përfituar subvencione për ta.

    Ky draft i Raportit të auditimit financiar, është bërë publik nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli. Ndërsa, raporti ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të ZKA-së.

    Postimi i Kërqelit:

    🔴 Subvencione për fëmijë që nuk kanë ndjekur kopshtin
    Një nga gjetjet më problematike lidhet me pagesën e subvencioneve për kopshtin publiko-privat “Botanika”, në vlerë prej 58,820 eurosh. Sipas raportit, Komuna nuk i kishte liruar nga pagesa familjet me të ardhura nën 1,000 euro, ndonëse ky ishte kriter i përcaktuar. Për më tepër, u konstatua se kopshti kishte përfituar subvencione edhe për katër fëmijë që nuk kishin ndjekur fare çerdhen gjatë vitit 2024.

    🔴 Manipulim me listat e përfituesve të subvencioneve
    ZKA ka konstatuar se ka pasur manipulime dhe pasaktësi në listat e përfituesve të subvencioneve. Të ardhurat e prindërve janë raportuar në mënyrë të pasaktë, ndërkohë që komisioni përgjegjës për verifikim nuk ka funksionuar fare gjatë kësaj periudhe.

    🔴 Lidhje kontratash jashtë procedurave të prokurimit
    Në tre raste të ndryshme, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontrata pa respektuar procedurat ligjore të prokurimit publik. Në dy prej tyre, fillimisht janë dhënë lejet e ndërtimit, për t’u iniciuar më pas procedurat e prokurimit dhe nënshkrimit të kontratës – një veprim i kundërligjshëm sipas ZKA-së.

    🔴 Pagesa paradhënie në kundërshtim me Ligjin
    Më 5 shtator 2024, Komuna kishte nënshkruar marrëveshje me UNDP-në për realizimin e disa projekteve, duke e transferuar paraprakisht një shumë prej 5.12 milionë euro si paradhënie. Sipas ZKA-së, kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për Buxhetin, pasi kontraktimi dhe pagesa në këtë formë nuk është e lejuar.

    🔴 Kontrata për operatorë që s’plotësonin kriteret
    Auditimi ka zbuluar se Komuna ka nënshkruar kontrata milionëshe edhe në raste kur operatorët ekonomikë nuk i kishin përmbushur kriteret e kërkuara. Kjo përfshin projekte si:

    • “Art & Technology Hub – Tulltorja” (1,200,000 €),
    • “Ndërtimi i rrugëve në lagjen Kodra e Trimave” (598,764 €),
    • dhe “Renovime për Qendra të ndryshme Sociale” në disa lagje të qytetit (100,000 €).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark