JLo 'shokon' fansat me veshjen e saj, zbuloi pjesët intime më shumë se ç’duhej? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    JLo ‘shokon’ fansat me veshjen e saj, zbuloi pjesët intime më shumë se ç’duhej?

    Insajderi
    10 June 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jennifer Lopez performoi në Festivalin Botëror të Muzikës Pride në Uashington javën e kaluar, ku ajo tregoi edhe një herë prirjen e saj dramatike dhe provokuese të modës.

    Por, ndërsa disa ishin të kënaqur, një pjesë e publikut nuk kurseu kritikat.

    Këngëtarja ndërroi disa veshje mbresëlënëse në skenë, më e spikatura prej të cilave ishte një kostum me kristale vezulluese.

    Disenji luksoz nga shtëpia e modës “The Blonds” kishte një dekolte të thellë dhe një çarje deri në kofshë, të cilën shumë e menduan se e zbulonte më shumë seç duhej. 

    Pavarësisht spektaklit dhe energjisë së saj, komentet në rrjetet sociale u shndërruan shpejt në një debat. “Vish diçka”, “Sillu sipas moshës sate”, “E dimë që dukesh shumë mirë, por tani e ke tepruar”, “Kjo është tepër”, ishin komentet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark