Suspendimi i tre policëve në Skenderaj- vendimi erdhi nga drejtoria e Policisë, s'u dha rekomandimi nga IPK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendimi i tre policëve në Skenderaj- vendimi erdhi nga drejtoria e Policisë, s’u dha rekomandimi nga IPK’ja

    Insajderi
    10 June 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka suspenduar tre zyrtarë policorë në Skenderaj përgjatë së martës, për shkak se të njëjtit s’kishin reaguar kur është sulmuar eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga qytetarët.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burime brenda institucioneve të sigurisë se suspendimi ka dalë direkt nga zyra e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

    Pra, vendimi është marrë pa rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Megjithatë, ky është “rast i veçantë“, meqë çdoherë IPK’ja rekomandon suspendimin e zyrtarëve policorë në rast të mosrealizimit të detyrave të tyre zyrtare.

    Kjo ka lënë dyshime në instrumentalizimin e Policisë së Kosovës nga ana e partisë në pushtet, të cilët gjenden në detyrë tash e disa muaj.

    Për rastin në fjalë Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), mirëpo të njëjtit kanë adresuar mediumin për përgjigje tek Policia e Kosovës.

    Në komunikatën e policisë për suspendimin e tre zyrtarëve policorë pretendohet se janë koordinuar me IPK’në.

    Sot, me datë 10.06.2025 në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike ( PRQP) ndaj eskortës se Kryeministrit gjatë vizitës në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policor të Stacionit Policor Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh“, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark