Ish-ambasadori: Po të largoheshin nga puna sa herë që gjuanin me ve disa pushtetarë dikur, Kosova kish mbetë pa polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori: Po të largoheshin nga puna sa herë që gjuanin me ve disa pushtetarë dikur, Kosova kish mbetë pa polici

    Insajderi
    10 June 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar pas suspendimit të zyrtarëve policorë nga puna pas mos-reagimit në momentin kur u sulmua me vezë eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë vizitës në Skenderaj të martën.

    Arifi, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se po të largoheshin nga puna policët sa herë që disa akterë të Lëvizjes Vetëvendosjes sulmonin me vezë, Kosova do të mbetej pa policë.

    Bashkëndjej me policët e suspenduar, megjithatë ia vlen të theksoj se, sikur të ishin larguar nga puna policët sa herë që kanë gjuajtur me ve do tipa që sot janë në pushtet, Kosova moti kish mbetë pa polici. Të gjithë do të ishin suspenduar. Eh, ç’po e hangka vakti kashtën!“, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Gazeta Insajderi raportoi me burime se vendimi për suspendimin e tre zyrtarëve policorë erdhi nga zyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, pa rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark