Vrasja e 11 personave në Gratz të Austrisë, autorit i gjendet një mjet shpërthyes në apartament - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 11 personave në Gratz të Austrisë, autorit i gjendet një mjet shpërthyes në apartament

    Insajderi
    11 June 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artur A., 21-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 11 personave në Graz të Austrisë ditën e së martës.

    Mediumi austriak ‘Krone’ ka raportuar mëngjesin e së mërkurës se të dyshuarit, përgjatë kontrollit në apartamentin e tij, iu është gjetur edhe një mjet shpërthyes, përcjell Insajderi.

    “Po atë ditë, apartamenti i të dyshuarit për armëmbajtje, Artur A., ​​u kontrollua me kujdes nga shërbimet e emergjencës. Policia tani ka konfirmuar se u gjet një bombë. Ajo ishte jashtë funksionit”, thuhet në raportimin e ‘Krone’.

    Përgjatë ditës së djeshme u raportua se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçare nga Kosova.

    Sipas mediave austriake, numri i viktimave është 11, teksa i dyshuari plagosi edhe 12 të tjerë.

    Krejt sulmin, i dyshuari e realizoi me një pistoletë dhe një pushkë. Ai në një letër lamtumire që kishte lënë në shtëpinë e tij, kishte thënë se po ndihej i bullizuar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark