Insajderi
Lajme

Deda: Refuzoj të jem pjesë e degradimit opozitar

Insajderi
21 April 2016 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda thotë se refuzon të jetë pjesë e degradimit politik që po mbyt shpresat e qytetarëve.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook shpreh pakënaqësi me përçarjen e opozitës, si dhe me akuzat dhe kundërakuzat që partitë opozitare po hedhin ndaj njëra-tjetrës.

“Opozita e pabashkuar më shumë energji shpenzon duke u akuzuar ndërmjet vete sesa që mirret me të pabërat e qeverisë. Qytetarët as që po mirren më me degradimin e politikës, që tani është duke ua mbytur edhe një pikë shprese që kishin. Refuzoj të jem pjesë e këtij degradimi”, shkruan Deda.

Ai thotë se është i domosdoshëm një rirreshtim politik në mënyrë që Kosova të dalë prej traditës 17-vjeçare të qeverisjes, të cilën ai e quan diletante.

Deda thotë se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Rirreshtimi politik për ta nxjerrë Kosovën prej mënyrës së qeverisjes diletante që dominon te ne qe gati 17 vite (!!!) është më se i domosdoshëm. Dhe do të ndodhë”, thuhet në fund.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark