Insajderi
Lajme

Haradinaj-Kurtit pas arrestimit të ish-policit: A e dërguat Nexhmedin Spahiun tek vëllai i tij, Gjuriqi? Le të shkojë ta mbrojë ai

Insajderi
11 June 2025 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj-Kurtit pas arrestimit të ish-policit: A e dërguat Nexhmedin Spahiun tek vëllai i tij, Gjuriqi? Le të shkojë ta mbrojë ai
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, i cili tha se që nga arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu janë angazhuar për lirimin e tij.

Haradinaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se ishte LVV ajo që e dërgoi analistin politik, Nexhmedin Spahiun, në vizitë në Serbi tek politikani serb, Marko Gjuriq.

“Po Nexhmedin Spahiun a e dërguat more te vllau I tij Djuriči. Ai do ta kryente këtë punë”, ka shkruar Haradinaj.

“Nexhoooo a po shko mbroje ti tash ta shohim turrin si “Pametan i pošten albanac” (Shqiptar i zgjuar dhe i ndershëm) që je”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark