10 mijë euro për familjen e Bukoshit, Qeveria organizon varrimin shtetëror të ish-kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    10 mijë euro për familjen e Bukoshit, Qeveria organizon varrimin shtetëror të ish-kryeministrit

    Insajderi
    11 June 2025 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

    Ky Këshill merr përgjegjësinë të organizojë ceremoninë mortore, që përfshin edhe mbledhjen komemorative që do të mbahet më 12.06.2025.

    Homazhe do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës, kurse Këshilli do të organizojë edhe bartjen e arkivolit nga FSK për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.

    Familjes Bukoshi iu ndanë 10,000 euro.

    Bukoshi ka vdekur të martën, më 10.06.2025, në moshën 78 vjeçare, ndërsa pas luftës ka qenë Deputet dhe Ministër i Shëndetësisë.

    Bujar Bukoshi, mjek – urolog, profesor universitar, u lind në Suharekë në vitin 1947. Më 1971 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd, ndërsa u specializua dhe u doktorua në Gjermani.

    Bukoshi ishte ndër themeluesit e LDK-së dhe Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në atë 1999.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark