
Qendra tregtare që gjendet në lagjen ‘‘Bregu i Diellit’’, në Prishtinë është përfshirë sot nga flakët.
Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Ai tha se zjarri është shuar.
“Nuk ka rrezik më. Në ora 16:53, është pranuar informate per zjarr ne qendrën tregtare. Ekipet kanë reaguar shume shpejte, ishte e përfshire nga zjarri pjese e kulmit qe ishte e mbuluar me material pleksiglas. Fale reagimit te shpejte, zjarri është shuar dhe nuk është lejuar te shpërndahet ne pjese te tjera. Në qoftë se nuk do kishte reagim të shpejtë dëmet do ishin katastrofale”, ka thënë Gashi.
Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.
Në vend të ngjarjes ndodhen ekipet kompetente.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.
Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.