Trump reagon për aksidentin ajror në Indi: Një nga më të këqijtë në histori, SHBA gati të ndihmojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump reagon për aksidentin ajror në Indi: Një nga më të këqijtë në histori, SHBA gati të ndihmojë

    Insajderi
    13 June 2025 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me aksidentin ajror tragjik që ndodhi në Indi, ku një avion i kompanisë Air India me 242 persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit.

    Në një deklaratë publike, Trump e cilësoi ngjarjen si “të tmerrshme” dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet indiane. “Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë”, deklaroi fillimisht presidenti amerikan.

    Më tej, ai shtoi: “Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit.”

    Trump shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe premtoi mbështetje amerikane për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet nëse kjo do të kërkohet nga pala indiane.

    Ai theksoi se SHBA qëndron pranë Indisë në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritet ndërkombëtar pas tragjedisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark