Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Jemi të tronditur, vendi është në gatishmëri lufte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Jemi të tronditur, vendi është në gatishmëri lufte

    Insajderi
    13 June 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të së premtes Izraeli ka sulmuar Iranin. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me 100 dronë.

    Në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, derisa Irani betohet se shteti izraelit do të vuajë pasojat.

    Shumë liderë iranianë u vranë po ashtu si pasojë e sulmit izraeli.

    Shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani tha për “Ora Shtatë” se situata atje nuk është fare e qetë.

    “I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte, sepse sulmi i Irani që ne po e presim  që ka lëshuar raketa balistike, që janë rreth një orë afër nesh, pra jemi të tronditur. Natyrisht që jemi të përgatitur edhe për këtë sulm”, u shpreh Ita Gani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark