Paraqitej si punëtor i komunës, arrestohet mashtruesi i famshëm i Pejës - FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraqitej si punëtor i komunës, arrestohet mashtruesi i famshëm i Pejës – FOTO

    Insajderi
    13 June 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Pejës, sot e ka arrestuar një person për mashtrim, shkruan Insajderi.

    Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është Gazmend Zeka.

    Insajderi sipas burimeve mëson se Zeka dyshohet se iu merr të holla njerëzve kinse për të aplikuar për subvencione bujqësore, duke u paraqitur si punëtor i komunës.

    Jo vetëm, Zeka është një person i njohur për organet e ligjit. Insajderi merr vesh se ai ka edhe vendime gjyqësore dhe aktakuza tjera të ngritura për mashtrim.

    Insajderi sjell foto nga momenti, ku i dyshuari shihet duke i marr të holla viktimës.

    Insajderi sjell pas pak edhe videon e plotë të këtij momenti…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark