Kiara jep lajmin e dhimbshëm, humb një person të zemrës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara jep lajmin e dhimbshëm, humb një person të zemrës

    Insajderi
    13 June 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesja e njohur Kiara Tito ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen Maria, e cila është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

    Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Kiara përmes rrjeteve sociale, duke publikuar dy foto prekëse. Në njërën prej tyre shihet ajo vetë, në pritje të ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën shfaqet vogëlushja Luna Mari duke e përqafuar me butësi stërgjyshen e saj.

    “Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në dedikimin e saj emocional, shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark