EMRAT/ Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRAT/ Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

    Insajderi
    13 June 2025 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje.

    Sipas Policisë Britanike të Transportit, të cilës i referohet Top Channel, u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeç, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeç.

    Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.

    Kevin Nguyen

    Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.

    Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra.

    Milumo Pedrinho

    Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

    Superintendenti i Detektivëve Sam Blackburn e quajti sulmin “absolutisht të pakuptimtë dhe tragjik” dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark