Ironizon Guardiola: Me këtë sezon te Reali apo Barça do të isha shkarkuar prej muajsh - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ironizon Guardiola: Me këtë sezon te Reali apo Barça do të isha shkarkuar prej muajsh

    Insajderi
    14 June 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur përpara Kupës së Botës për Klube rreth besimit që merr nga hierarkia e klubit.

    Guardiola ka vendosur të qëndrojë te City, edhe përkundër një sezoni të dështuar, por gjithashtu ishin drejtuesit e klubit ata që vendosën ta mbajnë, shkruan Insajderi.

    Është vetë trajneri ai që ka thënë se me një sezon të tillë, klubet e mëdha si Real Madridi apo Barcelona do ta kishin shkarkuar.

    “Gjithmonë kam arritur t’i ndryshoj gjërat kur ato shkojnë keq, por këtë vit nuk ia dola,” ka thënë fillimisht Guardiola për Mirror.

    “Në Spanjë, nëse do të kisha pasur një sezon si ky, do të më kishin shkarkuar deri në tetor, nëntor ose dhjetor. Te Barcelona ose Real Madridi do të isha larguar, por këtu, kjo nuk është diskutuar kurrë.”

    “Duhet pak më shumë durim. Shikoni Carlo Ancelottin: ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën më parë, dhe tani do të shkojë të stërvitë Brazilin,” përfundoi trajneri i Cityt.

    Vlen të përmendet se Manchester City, nën drejtimin e Guardiolës, dështoi të fitonte ndonjë trofe në sezonin 2024/25.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark