Distria Krasniqi i zbardh fytyrën Kosovës, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Distria Krasniqi i zbardh fytyrën Kosovës, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

    Insajderi
    14 June 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

    Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Insajderi.

    Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

    Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime.

    Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark