Izraeli paralajmëron sulme të reja: Do të nisin në mbrëmje, kemi gati 50 batalione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli paralajmëron sulme të reja: Do të nisin në mbrëmje, kemi gati 50 batalione

    Insajderi
    14 June 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake në Iran.

    Në videot e publikuara në faqen zyrtare të tyre tregohet se si kanë goditur bombarduesit iranianë, teksa e kanë ditur me saktësi vendndodhjen e tyre në Teheran.

    PARALAJMËRIMI I IZRAELIT

    Nga ana tjetër, ushtria izraelite vlerëson se bombardimet nga Irani do të rifillojnë në mbrëmje. Sipas IDF-së, një pjesë e qetësisë së orëve të fundit është për shkak të një feste që festohet sot në Iran.

    IDF raportoi gjithashtu se e gjithë Komanda e Frontit të Brendshëm është mobilizuar: më shumë se 50 batalione ndihme janë vendosur në të gjithë vendin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes.

    Megjithatë, ende nuk është dhënë alarmi që banorët të rihyjnë në vendstrehime. Më herët Irani deklaroi se ka për të lëshuar 2 mijë raketa drejt Izraelit, por ekspertët ushtarakë thonë se kjo është e pamundur nga ana logjistike dhe një presion i Iranit, në mënyrë që vendi hebre të qëndrojë në mbrojtje dhe jo të sulmojë sërish.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark