Portofoli me para dhe dokumente vidhet nga vetura e një qytetari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Portofoli me para dhe dokumente vidhet nga vetura e një qytetari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

    Insajderi
    15 June 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast vjedhjeje është raportuar në veri të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së 13 qershorit dhe mëngjesit të 14 qershorit, ku një qytetar mashkull ka qenë viktimë e grabitjes së portofolit nga vetura e tij.

    Sipas policisë, viktima ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Serbisë, persona të panjohur kanë hyrë dhe i kanë vjedhur portofolin, në të cilin ndodheshin dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë parash në para të gatshme.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga ora 21:00 e datës 13 qershor deri në orën 10:45 të datës 14 qershor.

    Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa prokurori i rastit është njoftuar për procedurat e mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark