"Shkatërruam një të tretën e raketave të Iranit"- Ushtria izraelite del me një deklaratë pas sulmeve iraniane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Shkatërruam një të tretën e raketave të Iranit”- Ushtria izraelite del me një deklaratë pas sulmeve iraniane

    Insajderi
    16 June 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë shkatërruar më shumë se 120 raketahedhës të Iranit, të cilët thanë se ishin një e treta e totalit të tyre, gjatë katër ditëve sulmi.

    Forcat Ajrore Izraelite shkatërruan më shumë se 20 raketa tokë-tokë të dielën në mbrëmje përpara se ato të lëshoheshin drejt territorit izraelit, bëri të hënën zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, raporton CNN.

    Defrin tha se forcat ajrore kishin përdorur rreth 50 avionë luftarakë dhe avionë për të goditur rreth 100 objektiva ushtarake në Isfahan, në Iranin qendror.

    “Në këto sulme, më shumë se 20 raketa u goditën njëkohësisht, minuta para se ato të lëshoheshin drejt territorit të Shtetit të Izraelit“, tha zëdhënësi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark