Një tjetër medalje botërore për Kosovën - Osmani uron Laura Fazliun: Ka treguar forcën e sportit dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër medalje botërore për Kosovën – Osmani uron Laura Fazliun: Ka treguar forcën e sportit dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë

    Insajderi
    16 June 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

    Osmani ka thënë se me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë.

    “Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

    Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

    Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark