EULEX’it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallasit të gjitha dokumentet nga koha kur kishte mandat ekzekutiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX’it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallasit të gjitha dokumentet nga koha kur kishte mandat ekzekutiv

    Insajderi
    16 June 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX.

    Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se “ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”.

    Në letrën e saj drejtuar Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv.

    “… gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark