Gjermania pro heqjes së masave ndaj Kosovës, por kërkon koordinim në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania pro heqjes së masave ndaj Kosovës, por kërkon koordinim në veri

    Insajderi
    18 June 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë për heqje të masave, por duke udhëzuar Qeverinë që mos të ketë veprime të pakoordinuara në veri.

    Rohde tha se shtetet ishin gati edhe vitin e kaluar.

    Megjithatë, siç ka theksuar ai, pati disa veprime të pakoordinuara në veri të vendit dhe disa prej shteteve anëtare më pas thanë “të presim edhe pak”.

    “Shiko, BE-ja, shumica e shteteve anëtareve janë për heqje të menjëhershme. Vitin e kaluar pati disa veprime të pakooridinuar në veri dhe disa vende thanë “Të presim edhe pak”.

    Do të mund të ishin hequr shumë më parë. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes së graduale, në katër vitet e fundit, kur jam takuar me palë janë ankuar që Përfaqësuesit e Lartë vijnë nga vendet mosnjohëse, tani kemi një ekip ëndrrash, kanë ardhur këtu të gjithë. Duhen dy persona për vallëzim. Kosova duhet të ndërmarrë hapatt e vet dhe most ë bëjë hapa të pakoordinuar”, tha ai në RTK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark