Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

    Insajderi
    18 June 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shqipëri ka zhvilluar operacionin policor “Plazhi i lirë” të mërkurën në Durrës. Ky operacion është zhvilluar me qëllim lirimin e hapësirave publike.

    Policia shqiptare ka theksuar se janë liruar dy hapësira në lagjen nr. 1, Durrës, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme, me ç’rast janë sekuestruar 182 komplete me çadra dhe shtretër plazhi. Dy persona të dyshuar për rastin po ndiqen penalisht.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, të dy banues në Durrës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark