Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon -FSK prezanton arritjet dhe forcon bashkëpunimin me SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon -FSK prezanton arritjet dhe forcon bashkëpunimin me SHBA-në

    Insajderi
    18 June 2025 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.

    Gjatë takimit, Jashari e informoi Gjenerallejtënant McGee për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në Defender25, trajnimet me ushtrinë amerikane si dhe përgatitjet për dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët (JRTC). Ai theksoi rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale nga ana e FSK-së, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin e bërë, shprehu falënderime për mikpritjen gjatë ushtrimit “Defender 25”, dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

    Në kuadër të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari zhvilloi takime edhe me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, si dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.

    Gjatë këtyre takimeve, Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar në proceset e trajnimit dhe përgatitjet për misionin e dislokimit, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark