Insajderi
Insporti

Mohamed Salah tregon ëndrrën për Topin e Artë: Kam një arsye shumë më të madhe se vetja

Insajderi
18 June 2025 - 19:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mohamed Salah tregon ëndrrën për Topin e Artë: Kam një arsye shumë më të madhe se vetja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar se motivimi i tij shkon përtej lavdisë personale.

Sulmuesi egjiptian ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, me një performancë mbresëlënëse 28 gola dhe 18 asistime – duke e udhëhequr Liverpoolin drejt suksesit në Ligën Premier dhe në arenën evropiane.

“Jam i sigurt se kam një shans të mirë për ta fituar këtë vit, por do ta shohim,” tha Salah, kur u pyet për aspiratat e tij drejt çmimit më të madh individual në futboll.

Megjithatë, ai theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet te trofetë kolektivë me Liverpoolin, veçanërisht Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke lënë të kuptohet se sukseset e ekipit janë shtysa më e madhe për të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark