Policia arreston një person në Novobërdë, abuzoi seksualisht me një të mitur dhe ia shpërndau videot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një person në Novobërdë, abuzoi seksualisht me një të mitur dhe ia shpërndau videot

    Insajderi
    19 June 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “dhunim/keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” në Novobërdë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Pollicia e Kosovës me anë të raportit ditor të së enjtes, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit, i dyshuari kishte abuzuar seksualisht me viktimën dhe i kishte shpërndarë një video-incizim.

    DHUNIM / KEQPERDORIM I FËMIJEV NË PORNOGRAFI- Novobërdë / 13.06.2025 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark