Shpërthimi i mortajës në Shqipëri, AUV me thirrje për fermerët në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i mortajës në Shqipëri, AUV me thirrje për fermerët në Kosovë

    Insajderi
    19 June 2025 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka  bërë një thirrje për të gjithë fermerët mbajtës të deleve dhe dhive, veçanërisht ata që ndodhen në zonat kufitare me Shqipërinë, pas shpërthimit të sëmundjes ngjitëse PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të territorit shqiptar.

    Duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.

    Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që:

    •          Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;

    •          Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;

    •          Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);

    •          Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.

    Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark