Franco Foda refuzon ofertën nga Emiratet, konfirmon qëndrimin te Kosova - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Franco Foda refuzon ofertën nga Emiratet, konfirmon qëndrimin te Kosova

    Insajderi
    19 June 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të qëndrojë në krye të “Dardanëve”, duke refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Lajmi është bërë i ditur nga mediat austriake, ndërsa vetë trajneri ka konfirmuar vazhdimin e angazhimit me ekipin përfaqësues të Kosovës.

    Në një deklaratë për gazetën austriake “Krone”, Foda është cituar të ketë thënë:

    “Rrugëtimi ynë i përbashkët nuk është kryer ende sepse duam të arrijmë diçka të mirë bashkërisht.”

    Kjo deklaratë vjen si sinjal i qartë për përkushtimin e trajnerit gjerman ndaj projektit me Kosovën, në një kohë kur kombëtarja po përgatitet për sfida të rëndësishme drejt kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

    Kosova i nis kualifikimet për Botëror në shtator, teksa gjendet në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark