Arrestohet zyrtarja e Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj, dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtarja e Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj, dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”

    Insajderi
    19 June 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

    Ndalimi i saj është bërë pasi janë ngrit dyshimet se Osmanollaj si zyrtare e Urbanizmit, kundërligjshëm kishte lëshuar lejen ndërtimore për objektin banesor “Lirimi 2” me një parcelë e cila ishte shfrytëzuar për kushtet teknike dhe lejen ndërtimore të objektit banesor “Lirimi 1”.

    Në një përgjigje të dhënë përmes telefonit, Osmanollaj kishte mohuar se ishte shfrytëzuar parcela e njëjtë për të dy lejet ndërtimore, duke deklaruar se e para ishte lëshuar me Ligjin për Ndërtim, ndërsa leja e dytë me Hartën Zonale të Prizrenit.

    Mirëpo, veprimet e Osmanollajt nuk kishin përfunduar vetëm me lëshimin e lejes ndërtimore.

    Ajo kishte lëshuar certifikatën për përdorimin e objektit “Lirimi 1”, përkundër se objekti kishte pasur tejkalim të lejes ndërtimore, duke ndërtuar dhe një penthouse.

    Madje, për këtë ndërtim pa leje, Drejtoria e Inspektorateve kishte ushtruar kallëzim penal në prokurori shtatë muaj para se Osmanollaj t’i lëshonte certifikatën e përdorimit.

    Në anën tjetër, Osmanollaj aktualisht është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prizren edhe për lëshimin e lejes ndërtimore të objektit banesor dhe afarist “Albanica Home”, me pasi të njëjtit i kishte mundësuar ndërtimin e dy kateve më shumë sesa parashihen me Hartën Zonale.

    Kësisoj, duke i mundësuar fitim milionësh, vëllait të shefit të kabinetit të kabinetit të kryetarit të komunës, Nehat Elshani, Albert Elshanit. Betimi për Drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark