KEK-u del me reagim kinse transparent, pa kaluar shumë kohë përgënjeshtrohet nga vetë Rizvanolli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u del me reagim kinse transparent, pa kaluar shumë kohë përgënjeshtrohet nga vetë Rizvanolli

    Insajderi
    20 June 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë edhe me një “sqarim” pas njoftimit të KESCO-s se nga nesër dhe në ditët në vazhdim do të jetë e detyruar të importojë energji elektrike, pasi KEK-u nuk do të prodhojë fare energji.

    Ndër të tjera, në reagimin e KEK-ut, ku pretendohej transparencë, thuhej:


    “Për të gjithë ata që duan saktësi, jo spekulime: Siç shihet në fotografi, njësia A3 është duke prodhuar 110 MW/h dhe njësia B1 aktualisht 263 MW/h. KEK NUK është në 0 MW/h – mos u bazoni në lajme të pavërteta”.

    Por pa kaluar shumë kohë, këtë reagim të KEK-ut e demantoi vetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Në një reagim publik, ajo bëri të ditur se kishte vizituar termocentralet për të parë nga afër gjendjen aktuale. Ndër të tjera, në reagimin e saj në Facebook, ajo e përgënjeshtroi KEK-un duke deklaruar se njësia B1 do të largohet nga operimi.

    “Njësia B1 është aktualisht në operim, por janë të domosdoshme ndërhyrje gjatë fundjavës dhe synimi është të kthehet në operim të hënën”, ka shkruar ajo.

    Ky është reagimi i saj i plotë:

    Bashkë me Kryesuesin e Bordit, Valdrin Krasniqi, dhe u.d. Kryeshefin, Gramos Hashani, sapo vizituam termocentralet e KEK-ut për të parë nga afër situatën dhe punët që po bëhen.

    Nga menaxhmenti i TC-ve u njoftuam se:

    Njësia A3 është rikthyer në operim mbrëmë pas mesnate dhe do të vazhdojë prodhimin.

    Në njësinë A5 do të fillojnë sanimet e rrjedhjeve dhe pritet të fillojë operimi brenda ditëve.

    Njësia B1 është aktualisht në operim, por janë të domosdoshme ndërhyrjet përgjatë fundjavës dhe synimi është të kthehet në operim të hënën.

    Në njësinë B2, punët për modernizim janë duke shkuar sipas planifikimit.

    Nga menaxhmenti i KEK-ut kërkova që të shqyrtojnë me kujdes rrethanat që kanë çuar në ndaljen e paplanifikuar të bllokut A4 dhe të ndërmerren masat që ky problem të evitohet në të ardhmen. Njëkohësisht, në rast se konstatohet neglizhencë në çfarëdo niveli, të ndërmerren masat më të rrepta në përputhje me rregulloren e punës.

    Menaxhmenti dhe punonjësit e KEK-ut na siguruan se janë duke bërë maksimumin për të rikthyer prodhimin sa më shumë që është e mundur përgjatë ditëve në vijim.

    Ftoj operatorët që të kryejnë obligimet e veta dhe të mos përhapin panik të panevojshëm tek qytetarët


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark