Një tërmet i fuqishëm 'shkund' Iranin, ja sa shkallë Rihter ishte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një tërmet i fuqishëm ‘shkund’ Iranin, ja sa shkallë Rihter ishte

    Insajderi
    20 June 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet më të mëdha të vendit, që ndodhet rreth 140 kilometra në jug të Teheranit.

    Sipas autoriteteve lokale dhe të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra nga zona e Sorkenit, në provincën Semnan.

    Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet iraniane po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm në rast të pasgoditjeve të mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark