Gjykata në Prizren merr vendim për zyrtaren e Urbanizmit, Shpresa Osmanollajn- dyshohet për keqpërdorim pozite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata në Prizren merr vendim për zyrtaren e Urbanizmit, Shpresa Osmanollajn- dyshohet për keqpërdorim pozite

    Insajderi
    21 June 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Prokuroria Themelore në Prizren kishte paraqitur të premten kërkesë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh zyrtare komunale.

    Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj ishte ndaluar të enjten për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, gjykata ka vendosur që ndaj të pandehurës të caktohet masa e arresti shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data 19 qershor deri më 19 korrik 2025.

    Osmanollaj, zyrtare e lartë në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me nenin 414 të Kodit Penal, në dy raste të ndara dhe në rrethana të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark