Klubi turk ia mësynë Vedat Muriqit, ky mund të jetë destinacioni i radhës i futbollistit prizrenas - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Klubi turk ia mësynë Vedat Muriqit, ky mund të jetë destinacioni i radhës i futbollistit prizrenas

    Insajderi
    21 June 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besiktasi ka filluar operacionet e transferimeve. Bardhezinjtë duan të shtojnë një qendërsulmues në skuadër dhe tani kanë në agjendën e tyre, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili la gjurmë në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces në të kaluarën.

    Qendërsulmuesi prizrenas me përvojë, i cili është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit spanjoll, Mallorca, ka një shans për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë me një vendim surprizë pas saktësisht pesë sezonesh.

    Besiktasi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ardhshëm thuhet se ka përveshur mëngët për një transferim të një qendërsulmuesi dhe Muriqi është bërë pjesë e agjendës së tyre, pasi pritet të ndajnë rrugët me Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile.

    Sipas mediumit turk Aksam, Besiktas po përgatitet të bëjë një lëvizje për Muriqin, i cili e njeh mirë kampionatin turk dhe është i prirur për lojën në grup.

    Ndërsa Besiktasi pritet të përshpejtojë përpjekjet e tij në ditët në vijim, parashikohet që transferimi mund të përfundojë rreth 5 milionë euro.

    Ndryshe, sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur gjithsej në 118 ndeshje me Mallorcën për tri sezone e gjysmë dhe ka shënuar 35 gola dhe 11 asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark