Fitoi çmimin e madh në Ferma Vip, Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fitoi çmimin e madh në Ferma Vip, Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

    Insajderi
    21 June 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fitores në sezonin e dytë të “Ferma VIP”, Big Basta ka ndarë për publikun planet e tij të para për të ardhmen dhe çmimin prej 100 mijë eurosh. Në fokusin kryesor është albumi i tij i ri muzikor.

    “Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij”, tha ai, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në skenën muzikore do të jetë i fuqishëm.

    Big Basta është aktiv edhe në radio, ndërkohë që po shqyrton oferta të reja për bashkëpunime. Një nga më të rëndësishmet, sipas tij, është kënga me Erandin, e cila pritet të publikohet gjatë verës. Përtej angazhimeve profesionale, artisti tha se një pjesë e mirë e kohës do t’i dedikohet familjes.

    “Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark