Përleshja me thika e shufra hekuri në Shtime – Gjykata në Ferizaj cakton një muaj paraburgim për tre të dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshja me thika e shufra hekuri në Shtime – Gjykata në Ferizaj cakton një muaj paraburgim për tre të dyshuar

    Insajderi
    23 June 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve – E.S., Sh.R. dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje.

    Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 20 qershor 2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.” në qytetin e Shtimes, pranë shtëpisë së kulturës, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve.

    Nga shqyrtimi i shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, Alba Makolli, ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.S. dhe Sh.R., në bashkëkryerje, kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarit J.M. dhe A.M., duke përdorur mjete të forta dhe të mprehta.

    “Në vendin e ngjarjes, të pandehurit janë përleshur me viktimat, duke përdorur thikë, shkop druri dhe grushte. E.S. dyshohet se ka goditur A.M.-në me dorëzën e thikës dhe shkop në kokë, ndërsa Sh.R. dhe të tjerë e kanë sulmuar me teh të thikës të dëmtuarin e mitur”, thuhet në njoftim, përcjell Insajderi.

    Po ashtu, për të dyshuarin A.M., ekziston dyshimi se ka goditur me gur dhe shufër hekuri të dëmtuarit H.B., Sh.R. dhe E.S., duke u shkaktuar lëndime trupore të dokumentuara me raporte mjekësore.

    Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke theksuar se janë përmbushur kushtet ligjore për këtë masë të sigurisë.

    “Kërkesa e Prokurorit të Shtetit është aprovuar si e bazuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), ndërsa masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji,” thuhet në komunikatë.

    Për të gjitha palët është bërë e ditur se ankesa kundër këtij vendimi nuk e shtyn zbatimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark