Alarmon Zelensky- Rusia mund ta sulmoj një shtet të NATO-s, ja kur do të ndodh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarmon Zelensky- Rusia mund ta sulmoj një shtet të NATO-s, ja kur do të ndodh

    Insajderi
    24 June 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të vënë në provë aleancën.

    Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas u pyet nëse Rusia mund të sulmonte brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se Putini është gati”.

    Zelensky tha gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta” – duke shtuar se “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha. Sot, Ukraina po e pengon, ai nuk ka kohë të stërvitë ushtrinë.”

    Më tej ai vazhdoi duke thënë “Ushtarët rusë po shkatërrohen dhe shfarosen në fushën e betejës. Sidoqoftë, Putinit i duhet një pauzë, atij i duhet që të hiqen sanksionet, i duhet një ushtri e stërvitur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark