Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person vdes dhe dy të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person vdes dhe dy të lënduar

    Insajderi
    24 June 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të rëndë mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

    Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark